Në rezervuarin e Kasharajt në Lushnje po vijojnë punimet për pastrimin nga peshqit e ngordhur dhe riparimin e shkarkuesit kryesor të bllokuar.
Pasi është zëvendësuar pjesa e dëmtuar me një të re, mëngjesin e së shtunës ka mbërritur edhe një makineri e Albpetrol për të zhbllokuar tubacionin e mbushur me baltë.
Pas zëvendësimit të pjesës së dëmtuar të shkarkuesit do të nisë puna për hapjen e tubacionit me këtë makineri, një proces që sipas specialistëve zgjat disa ditë.
Njëkohësisht vazhdon pastrimi i shtratit të rezervuarit nga balta dhe peshqit e ngordhur me mjetet e rënda të ushtrisë, të cilët prej disa ditësh po punojnë për normalizimin e situatës.










