Sot janë bërë emërimet e reja për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, pas marrjes së postit të Rektorit nga Artan Hoxha.

Prof. dr. Sabri Laçi u emërua Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë nga Rektor i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në prani të autoriteteve të reja drejtuese, administratores dhe zëvendës dekanëve.

Rektori vlerësoi kontributin e FHF-së në realizimin e një procesi zgjedhor korrekt, transparent dhe, si dhe rolin e tij si një nga njësitë kryesore më të rëndësishme të UT-së, sidomos lidhur me peshën që mban në formimin e mësuesve dhe studiuesve të çështjeve me rëndësi kombëtare.

Dekani falënderoi stafin dhe studentët për mbështetjen e dhënë për zgjedhjen e tij në krye të FHF-së edhe për një mandat katërvjeçar, si dhe u angazhua për të bërë maksimumin për përmirësimin e punës mësimore dhe shkencore dhe forcimin e rolit të FHF-së në kuadër të UT-së dhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Dekani, Prof. dr. Sabri LAÇI, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, emëroi autoritetet e reja drejtuese të njësive bazë të FHF-së, gjegjësisht:

Prof. dr. Shezai ROKAJ, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës,

Prof. dr. Valentina DUKA, Përgjegjëse e Departamentit të Historisë,

Prof. asoc. dr. Mark MARKU, Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit,

Prof. dr. Persida ASLLANI, Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë,

Prof. dr. Romeo HANXHARI, Përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë,

Prof. dr. Iris POJANI, Përgjegjëse e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.