Nëse e ëndërroni këtë shpesh kujdes sepse ëndrrat e këtilla paralajmërojnë probleme të ndryshme Nëse shihni ëndrra të cilat përsëriten ato na bëjnë të ndërgjegjshëm të dallojmë ndonjë problem të madh të cilin mbase duhet ta zbulojmë.
Ankthet e natës shpesh i referohen ndonjë përvoje traumatike apo situate me të cilën vështirë përballemi, thekson psikologu Rollo May. Nëse ndodh që të shohim në gjumë të njëjtën ëndërr disa herë për disa ditë, muaj apo vjet, më së shpeshti ndodh, kështu që ndërgjegjja në detyron t’i përkushtojmë vëmendjen situatës e cila e ngarkon jetën psikike.
Në rend të parë, është e nevojshme ta deshifroni ëndrrën dhe kur ta bëni këtë, atëherë përsëritja e saj mund t’ju shërbejë si tregues deri ku keni arritur në zgjidhjen e problemit dhe ku keni ngecur.
Nëse ëndrrat e tjera shpesh ju përsëriten, qe se çfarë do të mund të thonë:
Ëndrra në të cilën jeni lakuriq Nëse në ëndërr jeni lakuriq apo të veshur në mënyrë jo të përshtatshme, do të thotë që jeni në frikë të madhe nga sfidat për të cilat nuk jeni të gatshëm. Ekspertët theksojnë që të mendoni për vendimet dhe frikën nga turpi.
Ëndrra për vdekjen Nëse shpesh ëndërroni vdekjen e personit të dashur ajo është shenjë që ka ardhur koha të harrohet ndonjë pjesë e vjetër e personalitetit tënd dhe që duhet vetëm t’u përshtateni rrethanave aktuale.
Ëndrra për telefonin i cili nuk punon Nëse në ëndërr nuk mund të vendosni lidhjen ajo ju tregon problemin në komunikim me ndokënd. Mendoni me kë nuk jeni në marrëdhënie të mira dhe bisedoni sinqerisht për këtë.
Ëndrra e pamundësisë së frenimit Nëse ëndërroni që gjatë drejtimit të veturës nuk mund të frenoni, kjo ju tregon që disa gjëra në jetë ju janë dalë nga kontrolli.
Ëndrra për prishje të aparateve Nëse ëndërroni që ju është prishur ndonjë aparat, kushtoni kujdes shëndetit tuaj. Ëndrra e këtillë mund të paralajmërojë edhe dështime konkrete në jetë.