Europa League ka mbyllur sonte fazën e 1/16-ve të finales teksa disa ndeshje u luajtën në fushën e ekipit pritës dhe të tjera në neutrale, për shkak se përpara se të ndalej futbolli nga pandemia nuk kishin mundur të zhvillonin ndeshjen e vajtjes. Kështu, Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma u luajtën në Gjermani, duke parë fitues zikaltërit dhe spanjollët, që eliminuan verdhekuqtë. Manchester thjesht sa kreu detyrën ndaj LASK duke fituar 2-1 në ndeshjen e dytë pasi triumfoi 5-0 në të parën. Skuadra e Solskjaer do të përballet ndaj Kopenhagen që shkatërroi Istambul Basaksehir, ndërsa Interi do të ketë të bëjë me Bayer Leverkusen që sot likuidoi Rangers duke e eliminuar.
Asnjë surprizë në Bazel, aty ku vendasit mundën 1-0 Frankfurt pasi kishin fituar edhe në sfidën e parë në Gjermani më rezultatin 3-0. Bazel do të përballet me Shakhtar, që mundi Ëolfsburg në të dy ndeshjet.
Ndeshja më në ekuilibër ishte ajo mes Wolves dhe Olympiacos, me grekët që protestuan për një gol të anuluar. Pas 1-1 në Greqi, në Angli mjaftoi penalltia e Jimenez për t’i dhënë kualifikimin “ujqërve portokalli”, që do të gjejnë Sevillan në fazën çerekfinale. Dy ndeshje në 10 gusht, 2 ndeshje 11 gusht, 4 çerekfinale!