Sot në mbrëmje do të mësohen emrat e dy gjysmëfinalisteve të dyta të Europa League që do t’i bashkohen Interit dhe Manchester United.

Çerekfinalja më interesante duket se është ajo mes Wolverhamptonit dhe Sevillas. Skuadra angleze luan një ndeshje cerekfinale në kompeticionet evropiane për herë të parë pas 48 vitesh dhe do të kërkojë që të qëndrojë ende në Europa League.

Por Ujqërit do të kenë përballë një skuadër si Sevilla që konsiderohet edhe më ekspertja e këtij turneu. Skuadra andaluziane është në formën e saj më të mirë teksa vjen në këtë përballje me Wolverhamptonin që nuk ka eksperiencë pas 19 ndeshjeve të fundit pa pësuar humbje në të gjitha kompeticionet. Fituesja e këtij çifti në gjysmëfinale do të përballet me Manchester United në 16 gusht në Këln. Sfida tjetër çerekfinale e mbrëmjes së sotme është ajo që do të luhet mes Shakhtarit dhe Baselit të Taulant Xhakës.

Është kjo një sfidë që duket më e ekuilibruar. skuadra ukrainase bëri një paraqitje shumë të mirë në përballjet me Wolfsburgun dhe nëse edhe ndaj Baselit do të bëjë të njëjtën lojë rrit shanset për të qenë mes 4 më të mirave të kompeticionit. Shakhtari dallohet për një lojë të shpejtë në sulm, por edhe në mbrojtje ka rezultuar solide. Në krahun tjetër do të jetë Baseli që vjen pas 8 ndeshjeve radhazi pa humbje dhe këtu përfshihet edhe fitorja e fundit ndaj Eintrachtit. Skuadra helvete ka një motivim të madh për këtë çerekfinale pasi do të kërkojë që të kalojë në gjysmëfinale të një kompeticioni të UEFA për herë të dytë në historinë e tij. Të dyja këto ndeshje do të luhen në orën 21:00 dhe do të transmetohen në platformën DigitAlb.