Rrjeti social Facebook fshiu një postim të Presidentit Donald Trump, pasi binte ndesh me rregulloren kundër përhapjes së dez informatave për korona virusin. Postimi në fjalë përmbante një link për një video të televizionit Fox News, në të cilën Presidenti Trump thotë se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit. Rrjeti Facebook tha se “videoja përmban pretendimin e pavërtetë se një grup njerëzish janë imunë ndaj COVID-19 dhe kjo është shkelje e rregulloreve tona rreth dezinformimit të dë mshëm për korona virusin.” Disa orë më vonë, rrjeti “Twitter” bllokoi përkohësisht fushatën e zotit Trump, duke mos e lejuar të postonte komente nga llogaria e saj, deri sa fushata hoqi një postim me të njëjtën video.
Llogaria e Presidentit Trump e bëri retweet videon. Twitteri tha në një deklaratë të mërkurën vonë se postimi në fjalë shkelte rregullat kundër dezinformimit për COVID-19. Kur një postim shkel rregullat e tij, Twitteri u kërkon përdoruesve ta heqin atë dhe i ndalon ata të postojnë përsëri pa e bërë këtë. Në përgjithësi Twitter-i ka qenë më i shpejtë se Facebook-u gjatë muajve të fundit për të veçuar postimet e presidentit që shkelin rregulloret kundër dezinformatave dhe abuzimeve. /VOA/