Rindërtohet shtëpia e parë pas shembjeve nga tërmeti trag jik i 9 muajve më parë, 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Ahmetaj ishin në Farkë ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Allaraj, që kishte dy gëzime në një ditë, pasi vajza e madhe mbushi 13-vjeç. Pasi panë shtëpinë e re, Rama, Veliaj dhe Ahmetaj me distancë për shkak të masave anti-COVID uruan familjen në oborr, ku nuk munguan batutat.
“Sot kemi një urim krejt të veçantë. Shtëpia e parë e rindërtimit hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e Merisilda, e cila mbush 13 vjeç. Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alar min se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh
Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vr anë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildes, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet! Gëzuar” tha Edi Rama. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se janë 817 shtëpi të reja që do të ndërtohen në Tiranë, teksa për 400 janë lidhur kontratat. “Për 6 javë do të hapen themelet e pallateve të para te ‘5 Maji” tha Veliaj.
#EDHE100?Sot kemi një urim krejt të veçantë?SHTËPIA E PARË E RINDËRTIMIT hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e vajzës, Merisildës, e cila mbush 13 vjeç?Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa "inxhinierë" fejsbuku këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me "katër tela"! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë "kompetentin" pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre, është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m'sysh?Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre "hudhrave" digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildës, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet bashkë me gjyshen dhe prindërit e tyre?Gëzuar?
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 25. August 2020