Uniformat e viteve të fundit të Napoli-t kanë përçarë gjithnjë e më shumë tifozët.

Mungon akoma zyrtarizimi, por në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të uniformave të reja, që nuk janë pëlqyer aspak nga tifozët.

Këta të fundit nuk i kanë kursyer kritikat e tyre, duke nisur një revoltë në rrjetet sociale, kryesisht në Tëitter, me hashtag-un #Leteout.

“Logoja e Lete është e padurueshme, e kemi duruar këtë tmerr për vite, tani mjaft. Për herë të parë nuk do t’ia blej fanellën djalit tim këtë vit”, ka shkruar një tifoz.

Një tjetër ka qenë akoma më i ashpër: “T’ju vijë turp. Keni shëmtuar edhe një herë fanellën tonë, komplimente”.