Dash‎i Ekziston një mundësi e vogël, por reale, që dikush po ju mbush me informacione të rreme, duke shpresuar se do të merrni një vendim të gabuar. Duke pasur parasysh këtë, verifikoni mirë çdo gjë që ju thuhet. Mos i besoni askujt.

Demi Keni shumë gjëra që ju bëjnë të ecni përpara, ndaj nuk ka arsye përse të mbani fytyrë të vrenjtur. Cilado qoftë arsyeja duhet ta tejkaloni dhe të viheni në lëvizje. Kura më e mirë për depresionin është veprimi, ndaj bëni diçka dhe bëjeni tani.

Binjakët Nuk doni që një mik apo koleg të vuajë, por në këtë rast është e këshillueshme që të mos bëni asgjë për ta ndihmuar. Planetet sugjerojnë se ky është një nga ato raste ku tjetri duhet ta marrë vetë mësimin, me gjasë në mënyrën më të vështirë.

Gaforrja Vendosini vetes qëllime, por sigurohuni që të jenë të arritshme. Nëse synoni më lart sa duhet, do t’ju duhet shumë kohë për të pranuar dështimin. Jini vetvetja, jo ata që kërkojnë të tjerët.

Luani Nga nxitimi për të nisur me një projekt të ri, mund të keni anashkaluar disa faktorë të vegjël, por të rëndësishëm që kanë potencialin t’ju prishin planet. Analizoni çdo detaj këtë javë, e madje kërkojini edhe një miku të besuar që t’ju ndihmojë.

Virgjëresha Bota është e mbushur me njerëz ziliqarë që janë të aftë për të bërë gjithçka që t’ju pengojnë në rrugën drejt suksesit. Një person i tillë do të bëjë të pamundurën këtë javë. Largojeni nga jeta juaj dhe mbani pranë vetëm njerëz pozitivë.

Peshorja Mos e nxitoni veten për të marrë një vendim për një çështje që është super e komplikuar. Merrni kohën e nevojshme që ju duhet për ta parë të gjithë situatën me qetësi dhe veproni vetëm kur të jeni 100 përqind të sigurt se do të funksionojë.

Akrepi Këtë javë është e nevojshme që në plan të parë të vini çështjet financiare dhe të lini mënjanë marrëdhëniet personale. Kjo sepse me këtë ritëm që po shpenzoni paratë rrezikoni që shumë shpejt të mbeteni me xhepat bosh.

Shigjetari Është me rëndësi që këtë javë të merrni kohën e nevojshme për të menduar përpara se të bëni çdo veprim gjatë ditëve në vijim. Planetet sugjerojnë se dikush po shfrytëzon frikën tuaj me shpresën se do të gaboni.

Bricjapi Këtë javë rrezikoni që ose të mbivlerësoni aftësitë tuaja, ose të nënvlerësoni ato të rivalit. Cilido qoftë rasti, rezultati mund t’ju kushtojë. Mos harroni se momenti kur nisni të besoni se asgjë nuk mund të shkojë keq, është pikërisht momenti kur kjo ka më shumë gjasë të ndodhë.

Ujori Mund të mos e besoni diçka që një mik do t’ju rrëfejë këto ditë. Ndonëse mund të ekzagjerojë disi, në thelb ajo që do t’ju thotë do të jetë e vërtetë, ndaj dëgjoni dhe mësoni. Nëse në këtë çështje përfshihen paratë, veproni me shumë kujdes.

Peshqit Nuk duhet të lejoni që ndjenjat personale të ndërhyjnë në çështje më të rëndësishme se një apo dy persona. Po sigurisht mund të keni parimet tuaja, por kjo nuk duhet të thotë që duhet të jeni personi që humbisni gjithnjë për shkak të tyre.