Ky është horoskopi për ditën e hënë 10 gusht 2020.
Dashi Në këtë periudhë janë të favorizuara dashuritë që nuk kërkojnë shumë angazhim. Duhet të bëni kujdes me paratë, pasi mund të keni vështirësi. Në punë përqendrimi tek e ardhmja, mbetet diçka pozitive.
Demi Ju pret një e hënë e qetë, e mbushur me energji. Dashuritë dhe miqësitë që do të krijohen në këtë periudhë do të jenë mjaft pozitive. Në punë nuk keni kohë që të bëni çdo gjë që dëshironi.
Binjakët Shumë shpejt dashuria do të jetë e favorizuar. Do të keni mundësi që të rikuperoni një raport. Në punë doni që të dëgjoni se idetë dhe puna juaj, vlerësohet dhe njihet.
Gaforrja Kjo është një periudhë e rëndësishme për dashurinë. Jo vetëm çiftet do të kenë mundësi që të afrohen, por do të keni mundësi që të qartësoheni për ndjenjat tuaja. Paratë janë shqetësimi juaj kryesor dhe ka diçka që kërkon zgjidhje.
Luani Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë kësaj dite, pasi do të jeni të zënë me shumë gjëra. E hëna është ideale për blerje-shitjet dhe çështjet e biznesit. Mos nënvlerësoni pjesën burokratike ose ligjore të gjërave.
Virgjëresha Kjo është një periudhë mjaft pozitive për dashurinë, pasi ju presin ditë të qeta. Edhe sa i takon punës situata paraqitet e favorshme. Projektet afatgjata do të rezultojnë të suksesshme.
Peshorja Situata do të vijë duke u përmirësuar sa i takon ndjenjave, por ka diçka që nuk shkon ende. Në familje dhe dashuri, ka çështje që ju tensionojnë. Ndërsa sa i takon punës duhet të bëni një sforco më shumë.
Akrepi Keni nevojë që të jeni të kujdesshëm, pasi do të jeni lehtësisht të acarueshëm. Çiftet në krizë do të kenë mundësi që të afrohen, me pak më shumë përkushtim. Në punë ka një problem me të cilin do të përballeni, ndaj bëni mirë që të veproni me kujdes.
Shigjetari Sfera sentimentale paraqitet mjaft mirë, pasioni nuk do të mungojë. Mjaft të favorizuara janë dashuritë e lindura së fundmi dhe projektet që keni ndërmend. E hëna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon punës, ndaj shmangni polemikat dhe debatet.
Bricjapi Në jetën sentimentale ka një përmirësim, por mund të ketë edhe përplasje dhe kundërshti, shkruan noa.al. Keni shumë gjëra ndërmend, por edhe një problem të mbartur në familje.
Ujori Në dashuri mund të ketë keqkuptime të vogla, të cilat kërkojnë pak punë për tu zgjidhur. Kjo ditë ju gjen nervoz. Në punë, dëshironi të ndryshoni gjithçka.
Peshqit Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për dashurinë dhe pasionin, pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë ka shumë ndryshime në zhvillim, ndaj duhet përkushtim maksimal.