Nga Eri Mëneri/

Fëmijët në situatë rruge janë një fenomen botëror. Larmiteti dhe ngjyresat lingustike mund të ndryshojnë në dukje por jo në thelb : fëmijët-lypja-rruga mbeten të pandryshueshme si përcaktues të këtij fenomeni.

Nga koha kur lypja u paraqit në kryveprat e shkrimtarëve si : Charles Dickens e Migjeni ka evoluar forma e zhvillimit të lypjes.

Janë zgjeruar grupmoshat që janë aktivë në situate rruge , gjendja e tyre shëndetësore , shfrytëzimi i individëve me aftësi fizike dhe mendore të veçanta .Mënyra e organizimit duke lëvizur nga një qytet në tjetrin si dhe fokusi i grupeve që shfrytëzohen.

Raporte të ndryshme nuk vënë thkeksin vetëm tek ‘’-sa djem dhe vajza / moshë mesatare që vendosen të lypin në situate rruge.Por theksin e veçantë në fenomenin e zgjeruar botëror : Fëmijët në situate rruge.Planifikimi dhe strategjitë e ndryshme për përmirësimin jetesës së fëmijëve në situate rruge janë një projekt shumëvjeçar ndërkombëtar .Organizata të ndryshme jofitimprurëse , personazhe të njohur nga bota e politikës , artit,biznesit dhe sportit në botë janë ambasadorë honorifikë të drejtimit të projekteve për mbrojtjen e fëmijëve në situate rruge.

Eshte nje cikël i cili ripërtërihet në momentin kur shifrat e fëmijëve në situate rruge të cilët rehabilitohen ulen. Kjo ndodh për shkak të situatave shoqërore të cilat kanë dinamikë në varësi të shoqërive të cilat luhaten në dukuritë ekonomike.

Vetë Shqipëria me ciklin e saj progresist ka ndërtuar hapësira sociale për mbështetjen dhe rehabilitimin e fëmijëve në situatë rruge. Duke krijuar klimë mbështetëse nga : format ligjore , planifikimet dhe strategjitë për përfshirjen e tyre në edukim , shëndetësi , mbështetje psikologjike ,integrimin e tyre ne fokus grupe kulture e sporti dhe një vazhdë sensibilizimi për tkurrjen e këtyre rasteve.

Shqetësimi zë vend në menyrën e se si qytetarët qëndrojnë përballë fëmijëve në situate rruge. Fakti i shpërfilljes së dyllojëshme : lloji i parë i shpërfilljes konsiston në formën e dhunës verbale, fizike, psikologjike që përdorin tek fëmijët në situate rruge , lloji i dytë i shpërfilljes konsiston në situatën kur qytetarët japin para,ushqime,veshmbathje tek këto fëmijë.

Duke i dhënë para,ushqime dhe veshmbathje inkurajohen të qëndrojnë larg edukimit , pasi I shkëmbejnë me produkte të jashtëligjshme kundrejt substancave narkotike e alkoolike për të miturit.

Efekte pozitive do të kishte aktivizimi i qytetarëve në iniciativat progresiste të ndërrmara në komunitetet ku banojnë .Duke vlerësuar rastet e fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje që kanë nevojë për përkujdesje.

Mundësitë për t’i rritur dhe edukuar fëmijët me vlera dhe besime për një të ardhme premtuese duhet të jenë pjesë e një shoqërie e cila reflekton me vepra ndaj së përditshmes që e ndesh kudo.

Dallimet racore , gjinore , fetare ,shëndetësore duhet jenë të papërfillshme përballë një rëndësie për t’i integruar në shoqëri.

Gjithmonë ka shpresë dhe fillon me edukimin dhe rolin që çdo qytetar mund të bëjë duke denoncuar raste dhe ndihmuar në rehabilitimin e tyre.

Të gjitha këto janë hapa drejt lehtësimit të dukurisë së fëmijëve që lypin në rrugë.