Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme. Së fundmi, këngëtarja ka bërë një tatuazh të ri që e ka ndarë me fansat në Instastory, ku shkruan “In vino veritas”, shoqëruar me një gotë verë dhe një trëndafil.

“In vino veritas” është një frazë latine që do të thotë “Në verë qëndron e vërteta”, duke sugjeruar që një person nën ndikimin e alkoolit ka më shumë të ngjarë të thojë mendimet dhe dëshirat e fshehura.