Robert Lewandowski e vlerësoi suksesin e Bayernit në Europë, i cili erdhi pas një fitoreje spektakolare 8-2 ndaj Barcelonës, në çerekfinale, pas triumfit gjysmëfinal, 3-0 ndaj Lyon, dhe 1-0 ndaj PSG, në finale: “Nëse Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic hyjnë në minutën e 80-të, atëherë kundërshtari e di se çfarë po ndodh. Ata e kuptojnë se ne nuk kemi ndërmend ta ndalojmë presionin. Kjo i bën ata të pasigurt. Para ndeshjes, ne e dinim se do ta mundnim Barçën.
Disa, para ndeshjes, madje thanë se do të fitonim 5-1, por 8-2 është diçka krejtësisht ndryshe. Ne ishim shumë të sigurt për triumfin. Para ndeshjes kundër Barçës, Serge Gnabry dhe Joshua Kimmich më takuan. Ata nuk diskutonin nëse do ta fitonim ndeshjen me Barcelonën, por nëse do ta fitonim Champions-in. Unë iu përgjigja: Po”.
I pyetur për interesimin nga Real Madridi, verën e kaluar, 32-vjeçari tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga “Allianz Arena”: “Gjatë kësaj faze ndjeva mbështetjen nga Bayerni, e cila ndonjëherë mungonte më parë. Në fund të fundit, unë besoja në projektin e Bayernit. Dua të luaj në nivelin më të lartë edhe pas vitit 2023. Ende nuk jam duke menduar se çfarë do të bëj më pas”.