Fotot që ju sjellim tregojnë atë se çfarë ndodh sot tek spitali Infektiv. Qytetarë të grumbulluar që presin të dinë diçka më shumë për familjarët dhe mjeku i njohur dhe tashmë shumë i dashur për të gjithë pëllumb Pipero që i pret jashtë gardhit rrethues.
Të shqetësuar dhe me qese ushqimesh në duar ata presin të marrin vesh diçka më shumë se çfarë ndodh brenda mureve të infektivit.