Rreth 224 fëmijë të kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Kamëz do të kenë në 26 nëntor të këtij viti kushte optimale. Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga puna për ndërtimin e këtij kopshti që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

“Kopshti “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Kamëz, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të rihapë dyert i rilindur për 224 fëmijë, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane”, theksoi Rama. Kryeministri Rama u shpreh se “143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”