Pavarësisht një kufizimi të vendosur në fillim të korrikut, Melburni vazhdon të regjistrojë qindra raste të reja ditore. Autoritetet lokale kanë vendosur të aplikojnë një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesi për gjashtë javët e ardhshme. Duke e cilësuar si një gjendje katastrofike, Daniel Andrews, kryeministri i shtetit të Viktorias, theksoi se vendi do të kalonte në fazën e katërt të kufizimeve deri më 13 shtator për shkak të niveleve shumë të larta të kontaminimit.

Banorët mund të bëjnë një orë ushtrime në ditë, pesë kilometra maksimumi nga shtëpitë e tyre, duke nisur nga e diela në mbrëmje. Vetëm një person i familje do të jetë i autorizuar për të bërë blerjet thelbësore. Disa javë pas rikthimit në shkolla, pjesa më e madhe e nxënësve të shkollave dhe universiteteve do të rifillojnë mësimin në internet duke nisur nga e mërkura në mesnatë, ndërkohë që çerdhet dhe strukturat pritëse do të mbyllen duke nisur nga e enjtja. Në Australi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 641 raste të reja dhe 7 viktima, ndërsa numri total i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 17 923.