Mançester Junajtid u eliminua nga Liga e Europës, pas humbjes nga Sevilja 2-1. Klubi anglez tashmë ka tre vite rresht që nuk fiton trofe. Prapavija e Mançester Junajtid mbrëmë në Europa Ligë kundër Seviljas la shumë për të dëshiruar. Një moment është edhe ai i golit të barazimit të përkohshëm nga Sevilja. Harry Maguire nuk e kupton se nga cila anë po vjen topi në zonë dhe shikon në drejtimin e gabuar, duke bërë që kundërshtarët të shënojnë. Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë është vënë edhe herë të tjera në shënjestër të tifozëve pas gafave të tij.
Harry Maguire's defensive awareness is on another level.pic.twitter.com/9WhVM97B2M
— RG™ (@AFCRahul_) August 16, 2020