Bartësi i Listës Shqiptare për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka ftuar shqiptarët e kësaj ane që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhje. Ai është shprehur i bindur se kjo listë do të fitojë dy deputetë në Parlamentin e Malit të Zi.Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Gjeloshaj ka vlerësuar se këta deputetë do të jenë vendimtarë për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. “Presim që ‘Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj’ do të korrë sukses në zgjedhjet e 30 gushtit duke i fituar dy mandate. Ashtu flasin edhe sondazhet e bëra ditët e fundit. Dy mandate shqiptare mund të jenë vendimtare në konstelacionin politik që do të krijohet pas zgjedhjeve. Të gjithë e shohim ndarjen si me thikë të elementit malazias-serb në Mal të Zi. Unë nuk pres lëkundje tektonike në këtë skenë, por të jesh vendimtar me votën tënde di të jetë me interes shumë të madh për ne shqiptarët”, ka thënë ai.
Gjeloshaj ka vlerësuar se përfaqësuesit e këtij koalicioni dinë më se miri t’i mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet. “Kemi dëshmuar si në rrafshin lokal, si në atë shtetëror, se angazhimi ynë merr frymë shqip, se dimë me një dinjitet të palëkundshëm t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve, se nuk bëjmë kompromise të kalbura dhe as tregti me çështjen tonë kombëtare”, është shprehur ai.Gjeloshaj, i cili është kryetar i Komunës së Tuzit, beson se bashkimi i këtyre subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët do të ndikojë në daljen masive të shqiptarëve në zgjedhje. “Ne besojmë në vetëdijen e ngritur të qytetarëve tanë. Për veprimtarinë e deritashme presim votëbesim, pikërisht siç kemi qenë të gatshëm edhe gjatë mandatit të fundit (kur kishim vetëm një deputet, por kur rezultatet ishin më se të dukshme) të pranojmë edhe sugjerime, por pse jo edhe kritika. Presim që shqiptarët të dalin në vota në numër sa më të madh”, është shprehur Gjeloshaj.
“Epoka e re”: Z. Gjeloshaj, për zgjedhjet e 30 gushtit keni nënshkruar një marrëveshje koalicionit gjithëpërfshirës me disa subjekte të tjera politike. Megjithatë, nuk ndodhi bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në një listë të përbashkët. Pse?Gjeloshaj ka vlerësuar se përfaqësuesit e këtij koalicioni dinë më se miri t’i mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet. “Kemi dëshmuar si në rrafshin lokal, si në atë shtetëror, se angazhimi ynë merr frymë shqip, se dimë me një dinjitet të palëkundshëm t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve, se nuk bëjmë kompromise të kalbura dhe as tregti me çështjen tonë kombëtare”, është shprehur ai.
Gjeloshaj, i cili është kryetar i Komunës së Tuzit, beson se bashkimi i këtyre subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët do të ndikojë në daljen masive të shqiptarëve në zgjedhje. “Ne besojmë në vetëdijen e ngritur të qytetarëve tanë. Për veprimtarinë e deritashme presim votëbesim, pikërisht siç kemi qenë të gatshëm edhe gjatë mandatit të fundit (kur kishim vetëm një deputet, por kur rezultatet ishin më se të dukshme) të pranojmë edhe sugjerime, por pse jo edhe kritika. Presim që shqiptarët të dalin në vota në numër sa më të madh”, është shprehur Gjeloshaj.
“Epoka e re”: Z. Gjeloshaj, për zgjedhjet e 30 gushtit keni nënshkruar një marrëveshje koalicionit gjithëpërfshirës me disa subjekte të tjera politike. Megjithatë, nuk ndodhi bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në një listë të përbashkët. Pse?