Vendimi i SPAK për sekuestrimin e 25 pasurive të Ylli Ndroqit është konsideruar i vlefshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Pas shqyrtimit të dosjes voluminoze dhe të gjithave provave që janë pjesë e gjykimit, apeli ka rrëzuar kërkesën e Ylli Ndroqit, duke lënë në fuqi sekuestrimin e të gjitha pronave. Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Ko rrupsionit dhe Kr imit të Organizuar Tiranë, nisi hetimin në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), duke bërë edhe sekuestrimin e të gjitha pasurive që ai zotëron.
Policia e Shtetit ka sqaruar më parë se pronat e Ylli Ndroqit janë vënë nën sekuestro pas një hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive, pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Prokuroria dhe gjykata i vlerësojnë këto pasuri si të pajustifikuara ndaj dhe u vendos sekuestrimi i tyre në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme kundër Ko rrupsionit dhe Kri mit të Organizuar.