Leja e qëndrimit të punëtorëve sezonalë në Greqi është zgjatur me 90 ditë për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19. Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, i konsultuar me ministrin e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Maki Voridis është vendosur me qëllimin e zgjidhjes së çështjeve prej COVID-19 dhe për thjeshtësimin e procedurave për në pronat bujqësore.
Sipas mediave greke, kuadri ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ rinovon deri në 90 ditë të drejtën e qëndrimit të punonjësve sezonalë. Për të përfituar nga shtesa, nga palët e interesuara kërkohet të paraqesin një kërkesë përkatëse tek autoritetet kompetente bashkw me një deklaratë të punëdhënësit që do t’i punësojë ata. Kjo ndërhyrje vjen për të përmbushur nevojat e fermerëve grekë për fuqi punëtore dhe për sigurimin e vazhdimit të qetë të procesit të prodhimit.