Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ndau në rrjetet sociale me ndjekësit një episod të ndodhur teksa shëtiste me vajzën e saj në plazhin e Durrësit. Hajdari rrëfen se një zonjë e thjeshtë e ndaloi në rrugë për ta përshëndetur. Sipas saj, ajo ishte shitëse lodrash për fëmijë dhe vajzës së saj i dhuroi një balonë.

“Teksa po shëtisnin sot në plazhin e Durrësit me Sihanën, një zonjë na ndalon dhe kërkon ti falë një balonë Sihanës. Hate Simoni është një grua e fortë. Prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri”, shkruan Hajdari.

Nga biseda e kryer me zonjën, Rudina Hajdari kuptoi shqetësimin e saj për të ardhmen e të rinjve dhe i premtoi se do të bëjë çmos që kjo gjë të ndryshojë.

“Sakrificat e saj iu shpërblyen ditën që vajza e saj mbaroi masterin me nota të shkëlqyera. Por shqetësimi i Hates ishte se vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi. Kjo i shtyn shumë të rinj të largohen nga Shqipëria edhe pse nuk e duan këtë. I premtova Hates se do bëj çmos ta ndalim këtë sjellje. Duhet t’ia kthejmë shtetin qytetarëve të ndershëm e punëtorë si Hate, e t’ua heqim nga duart militantëve e kryetarëve që pasuritë publike e taksat i trajtojnë si plaçkë lufte. Hate sot i dhuroi një balonë Sihanës të cilën do e ruajmë si kujtim për premtimin që i dhashë. Nuk ka motivim më të fortë për mua se sa mbështetja e njerëzve të thjeshtë. Faleminderit Hat!”, shkruan Hajdari.