Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe deputetët Alket Hyseni dhe Andrea Marto morën pjesë në promovimin e librit të kolegut Fate Velaj “100 hapa drejt Europës”.

Në fjalën e tij, Balla mbajti edhe një fjalë lidhur me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave duke u shprehur se ato ishin pengonin fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do. Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament. Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan. Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të hisorisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mudësinë që të bëjë zgjedhjen e vet,”- deklaroi Balla.