Në kërkim të normalitetit. Është kjo baza e transferimeve të vazhdueshme për Harry dhe Meghan. Në më pak se 7 muaj, që kur kanë braktisur titujt zyrtare dhe Mbretërine Bashkuar ata ndërrojnë për herë të tretë vendbanim.Sipas asaj që transmetojnë tabloidet amerikane dukët duket se kanë lënë Los Angeles për tu shpërngulur në Santa Barbara.’Cifti është transferuar në korrik, për të përqafuar një jetë sa më normale’, ka thënë një burim për ‘People’.
Në janar Duka dhe Dukesha e Susses lanë Britanin e Madhe për tu shpërngulur në Kanada, në një vile luksoze me pamje nga Oqeani Paqësor në Vankuver. Më pas në Pranverë, ata u sportuan në Los Angeles, ku Meghan ka lindur dhe është rritur. Por mesa duket bëhej fjalë për një zgjidhje të përkohshme. ‘Edhe pse vila ku ata qëndronin në Beverly Hills, ishte shumë luksoze nuk ishte në stilin e Harry’ ka zbuluar një burim tjetër për Page Six.
Prioriteti i Dukëve është të kenë privatësine dhe mbrojtjen e duhur. Ja motivet e zgjedhjes së rezidencës së re, një vilë e madhe, rreth 150 km në veri në Los Angeles.
’Cifti është sistemuar në një komunitet ku uron të ketë edhe privatësi nga fqinjët e tyre’, ka shpjeguar burimi për ‘People’. Mes fqinjëve pranë tyre në shtëpinë e re është edhe Ophan Winfrey dhe Ellen DeGeneres. E para është mikeshe e të dyve dhe ishte prezente edhe në dasmën e çiftit. Ka qenë ndoshta pikërisht këshilla e saj për të zgjedhur këtë vend si banesën e tyre të re. Harry dhe Meghan duan ta rrisin djalin e tyre larg nga zhurma e metropolit dhe thashethemet e mediave.