“Heronjtë e pandemisë!” Kështu i quan Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pesë mjekët të cilët humbën jetën nga kioronavirusi.

Ai vlerëson punën e mjekëve të ndjerë, duke ndarë edhe fotografitë e Fadil Zukës, Ali Tolaj, Sylejman Rexhepi, Lulzim Kolgjeraj dhe Kujtim Zararit.

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre.

Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, shkruan Thaçi.