Dashi Do bëni ndryshime radikale gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Si ju dhe partneri do jeni gati te hiqni dore edhe nga disa gjera me vlere vetëm për te mirën e bashkëjetesës. Beqaret do fiksohen keq pas një personi, por ai nuk do ua hedhe sytë aspak. Kjo do i beje te vuajnë. Sektori i financave do ketë goxha tronditje nëse tregoheni te pamatur dhe shpenzoni vetëm për te plotësuar kapricot. Shëndeti do jete disi me i mire se kohet e fundit, megjithatë gjendja nuk do jete perfekte. Ne pune do kaloni një periudhe mjaft pozitive. Do filloni projekte te mëdha dhe mjaft interesante. Shefat do ua plotësojnë te gjitha kërkesat. Për familjen mos u shqetësoni.
Demi Jupiteri do sjelle fat dhe mirëqenie gjate kësaj jave ne jetën sentimentale. Do kaloni çaste te mrekullueshme pranë personit qe dashuroni. Jetën e beqareve do e beje me te animuar Merkuri. Shume surpriza dhe çaste te bukura priten për ta. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te shpenzoni pa fund. Po kursyet pak sot do e keni te nesërmen me te stabilizuar. Shëndeti jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do ndiheni edhe me ne forme dhe me më shume energji. Për punën do jete jave normale. Përmbushni detyrat qe iu janë dhënë dhe qëndroni te qete. Nëse koleget kërkojnë ndihme, jepuani. Jeta familjare do jete perfekte.
Binjaket Jave e bekuar do jete kjo për te dashuruarit. Ëndrrat me te bukura do ju realizohen dhe vetja do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzoni çdo sekonde pranë partnerit. Beqaret do mundohen pak, por nga fundi i javës do e gjejnë partnerin e tyre ideal. Situata financiare do filloje te stabilizohet fale ndihmës qe do iu japin familjaret. Shëndeti do lere mjaft për te dëshiruar. Kujdes me ushqimin, konsumoni pak proteina shtazore, flini sa duhet dhe çlodhuni here pas here. Ne pune do hidhni goxha hapa përpara. Mos e vrisni mendjen nga xhelozia e te tjerëve, por shihni rrugën tuaj. Jeta familjare do jete e mire, por jo aq sa me pare.
Gaforrja Jeta juaj ne çift do ketë goxha përmirësime gjate kësaj jave. Do jeni me te hapur ndaj njeri-tjetrit dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë e madhe, por gjerat do ju realizohen me se miri. Me financat duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm dhe te mos shpenzoni pa u menduar. Ne një moment apo ne një tjetër, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por jo gjera për t’u alarmuar. Ne pune do keni goxha vështirësi për te arritur atje ku keni menduar. Vetëm ndihma e personave me eksperience mund te jete e vlefshme. Me familjaret nuk do i keni punët shume mire.
Luani Do përjetoni ndjesi shume te forta gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbretëresha dhe nuk do kërkoni asgjë me shume. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te pranojnë ftesa dhe te fillojnë lidhje. Jo çdo gjë është ashtu si duket. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do jeni te qete me ne fund. Shëndeti do kërkojë me tepër përkujdes. Mbrojuni nga dielli, ushqehuni si duhet dhe merruni me aktivitet sportiv. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te rrini atë qe keni ne mendje. Nuk do jete dhe shume e vështirë. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.
Virgjeresha Gjate kësaj jave duhet te bëni shume kujdes me xhelozinë ne çift sepse partneri jo gjithmonë do jete ne qejf për te duruar histerinë tuaj. Beqaret nuk do tërhiqen nga personat e moshës se tyre, por nga ata qe janë shume me te mëdhenj. Kujdes sepse disa nuk do jene ashtu si duhen. Financat do kenë ulje dhe ngritje, megjithatë probleme shume serioze nuk do ketë. Shëndeti do jete i mire ditët e para, ndërsa qe nga e mërkura mund te keni ndonjë shqetësim nga barku ose shpina. Merrni sa me shpejt masa. Ne pune do merrni frytet e gjithë lodhjes dhe mundit qe keni harxhuar. Do ndiheni edhe me krenare për veten. Jeta familjare do jete mjaft e animuar.
Peshorja Jave jo shume pozitive kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ekzistoje me mirëkuptimi i mëparshëm dhe kjo mund te sjelle probleme. Nga ana tjetër do jete edhe një person i trete qe do mundohet t’ua prishe harmoninë. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për aventura. Ne planin financiar gjerat do ecin mjaft mire. Nuk do keni me frike kur te kryeni shpenzimet e domosdoshme. Shëndeti do jete i mire për aq kohe sa te kujdeseni për veten dhe te mos e teproni me lodhjen apo me ushqimin. Ne pune do filloni projekte afatgjata te cilat do ju bëjnë edhe me krenare për veten. Ne familje priten disa ndryshime.
Akrepi Gjate kësaj jave do keni edhe momente te lumtura ju te dashuruarit, po nuk do mundojnë as mosmarrëveshjet dhe debatet. Priten shume ulje dhe ngritje. Beqaret duhet t’i marrin gjerat dalëngadalë dhe jo te kërkojnë menjëherë një lidhje pasionante. Ne planin financiar tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni sepse situata nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme. Gjendja shëndetësore do jete delikate vetëm dy ditët e para te javës, me pas gjithçka do stabilizohet ndjeshëm. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te kujdesshëm. Nuk do lini asnjë shteg qe te tjerët te flasin keq apo qe te mposhteni. Jeta familjare do jete e begate.
Shigjetari Yjet do e mbrojnë gjate gjithë kohës këtë jave jetën sentimentale te çifteve dhe pritet qe gjithçka te shkoje ashtu si ata e kishin ëndërruar. Do dalin, do argëtohen dhe do dashurohen si ta ndiejnë. Beqaret ka rrezik te joshin personin e papërshtatshëm dhe shume shpejt te lëndohen. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni shume kujdes me ushqimet qe do konsumoni, shikojuni datën e skadencës. Jeta profesionale do jete e bekuar nga Jupiteri. Ai do ua hape te gjitha rrugët për te arritur majat ne profesionin qe keni. Problemet familjare do vijnë duke u zgjidhur.
Bricjapi Gjate kësaj jave do i merrni gjerat me seriozisht juve qe jeni ne një lidhje. Arsyeja do mbizotërojë mbi gjithçka. Beqaret nuk duhet te presin dashuri pasionante, por duhet te kënaqen edhe me ndonjë aventure kalimtare apo thjesht me ndonjë njohje. Financat do jene me te mira se me pare dhe do mund ta blini atë qe keni pëlqyer. Shëndeti duhet pasur nen kujdes. Mund te keni probleme gjinekologjike te cilat vetëm një mjek mund t’ua kuroje. Mos kini druajtje, por bëni menjëherë një vizite. Ne pune do ketë goxha vështirësi dhe pengesa, prandaj do ju duhet dyfishi i forcës dhe vullnetit për t’ia dale. Ambienti familjar do jete goxha i ngrohte.
Ujori Nëse nuk tregoheni impulsive dhe pranoni te bashkëpunoni ne çdo moment me partnerin, jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj jave. Beqaret me mire te tregohen te arsyeshëm dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ka rrezik qe as këtë jave te mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar Neptuni do ju sjelle fat me shumice. Do arrini t’i shlyeni edhe borxhet qe kishit marre me herët. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Duhet te bëni një kontroll mjekësor dhe te merrni vesh nga çfarë iu vijnë ato shqetësime. Ne pune do vazhdoni me maturi atë qe keni nisur. Me familjaret mos u tregoni harbute, por toleroni.
Peshqit Mos u mundoni ta gënjeni tjetrin gjate kësaj jave vetëm e vetëm qe ai t’iu vije sipas qejfit sepse do krijoni probleme me dorën tuaj. Me mire flisni lirshëm dhe shprehni gjithçka ndjeni. Beqaret do kenë flirte pa fund dhe ne fund te javës mund te fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet te ruani vetëkontrollin. Po shpenzuat pa fund do mbeteni shpejt pa para. Shëndeti nuk pritet te ketë probleme. Po u morët dhe me pak sport do ndiheni me ne forme. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe te pandalshëm. Do i vini qellim vetes te arrini diku dhe do ja dilni mbanë me sukses. Edhe shefat do ju admirojnë. Ne familje nuk do ketë te papritura te pakëndshme.