Një pushues ka humbur jetën sot në plazhin e Borshit. Policia tha se viktima është shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh. “Duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës”, thanë blutë zyrtarisht.

Himarë/Informacion paraprak

Në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.