Willian i ka dhënë fund aventurës me Chelsean.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes rrjeteve sociale, duke mos treguar destinacionin e mundshëm. 32-vjeçari ka zhvilluar 339 paraqitje me Blutë e Londrës, ka shënuar 63 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Ai ka fituar 5 trofe me Chelsean. “Ishin shtatë vite të mrekullueshme. Në gusht të vitit 2013 mora ofertë nga Chelsea, isha i bindur se ishte klubi ku doja të luaja”, shkroi Willian në letrën lamtumirëse.

“Sot jam i bindur se ishte vendimi më i mirë. Ka pasur momente të lumtura, disa të këqija, kem fituar edhe trofe”. “Jam rritur shumë te Chelsea, si lojtar dhe person. I jam falënderues fansave të Chelseat për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjithmonë. Ka pasur edhe kritika, gjë që është normale”.

“Ka ardhur koha për të vazhduar para. Jam i sigurt se do të më mungojnë shumë shokët e skuadrës. Do të më mungojnë të gjithë”.

Ai falënderon klubin për këto vite të bukura dhe trajtimin që i është bërë, derisa është i lumtur që po largohet me kokën lart pasi thotë për këto shtatë vite kanë fituar disa trofe dhe gjithmonë është munduar të japë më të mirën në fushë. Willian tani është lojtar i lirë dhe raportohet se në mesin e shumë klube që e duan brazilianin, është edhe Barcelona.