Për të gjithë ju që doni të mësoni rreth astrologjisë ose thjeshtë jeni kuriozë dhe doni të dini diçka më tepër, ky artikull do t’ iu jap disa informacione. Sot do të flasim si kategorizohen shenjat e Zodiakut. Shenjat ndahen në katër kategori të mëdha: shenjat e zjarrit, të tokës, të ujit dhe të ajrit.

Siç shihet, shenjat Zodiakut i përkasin katër elementëve. Në ciklin e Zodiakut, çdo element ka funksionin e tij. Toka mundëson stabilitetin, ajri komunikimin, uji lidhet me emocionet, por është zjarri ai që fillon gjithçka, ai që jep jetë duke krijuar. Astrologët e lashtësisë e kanë lidhur elementin e zjarrit me krijimin e universit. Kur njeh persona të shenjës së zjarrit e kupton përse zjarri lidhet me krijimin, me fillesën.

Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj me Dashin, Luanin dhe Shigjetarin, tre shenjat e zjarrit. I keni parasysh ata kokëkrisurit, rebelet, guxuesit që gjithmonë janë në ndjekje të gjërave të reja dhe i duan gjërat të realizohen sapo i kërkojnë? Epo e kuptuat kujt shenje i përkasin pra, kështu që mos i vini shumë faj herën tjetër që do t’ ju lodhin kokën me ankesat e tyre.

Dashi (20 mars – 18 prill) – Impulsiv, guxues dhe ka talent të lindur për t’i vënë gjërat në lëvizje.

Luani (23 korrik – 22 gusht) – Me vetëbesimi, i vendosur dhe këmbëngulës.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor) – I pavarur, aventurier dhe spontan.

…dhe nderin e ka Dashi!

Viti astrologjik nis në ekuinoksin e pranverës, që është dita e parë e shenjës së Dashit. Planeti udhëheqës i shenjës është Marsi, perëndia romak i luftës.

Shenja e fillimeve të reja, e përplasjeve ndonjëherë të pa nevojshme, e udhëheqësve të lindur. Kjo shenjë është entuziaste dhe frymëzuese. Ka energji të pafundme, personalitet që i bën të gjithë për vete dhe shpirt pasionant, por jo gjithçka është e bukur për shenjën e parë të Zodiakut.

Dashi shpesh sillet fëmijë i parritur. I përqendruar vetëm tek vetja, pa takt dhe do gjithmonë t’i dalë e tija. Është i përpjekur, sfidues dhe shpesh abuzon me të tjerët. Është e vështirë për Dashin të kuptojë si ndjehen të tjerët. Ndjenjat nuk janë pika e tyre e fortë. Ata i thonë gjërat shumë copë ndonjëherë dhe të tjerët i konsiderojnë si pa ndjenja. Në fakt ata s’ kanë kohë të ndjejnë. Duhet vetëm të veprojnë.

Kur vjen puna tek marrëdhëniet ndërpersonale ata e di çfarë duan dhe çfarë pëlqejnë dhe do ta kërkojnë. Nuk do i bien shumë gjatë për të arritur aty ku duan. Dashi është shumë i pavarur dhe i pëlqen të rri vetëm, kështu që nuk e sheh të domosdoshme të lidhet me dikë vetëm sepse duhet. Nëse lidhen është sepse duan. Marrëdhënia për Dashin është shumë e rëndësishme, por nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Asgjë s’ është më e rëndësishme për ta sesa të plotësojnë ëndrrat e tyre. Nëse ata janë të plotësuar, marrëdhëniet personale do të vijnë gradualisht. Ata nuk e stresojnë veten për këto gjëra.

Persona të famshëm të shenjës së Dashit:

Marlon Brando, Norah Jones, Quentin Tarantino, Harry Houdini, Aretha Franklin, Maya Angelou, Vincent Van Gogh, Kate Hudson, Sarah Michelle Geller.