Elseid Hysaj mund të mos jetë futbollisti i vetëm shquiptar që luan në ndeshjet e Ligës së Kampioneve këtë javë. Frank Lampard ka vendosur që të bëjë pjesë të ekipit për sfidën e të shtunës në darkë kundër Bajern Mynih edhe sulmuesin e talentuar shqiptar, Armando Broja. Futbollisti shqiptar pati mundësinë që të debutonte në kampionatin anglez në këtë sezon në muajin mars, në sfidën kundër Everton, ndërsa është stërvitur vazhdimisht me ekipin e parë gjatë këtyre muajve.

Duket se trajneri Frank Lampard i beson talentit të përfaqësueses shqiptare dhe e do në gatishmëri për ndeshjen ndaj Bajern Mynih, që skuadra e tij do të zhvillojë këtë fundjavë.Broja i është bashkuar në stërvitje ekipit të parë në ditët e fundit, ndërsa është bërë e ditur se do të jetë pjesë e delegacionit që do të udhëtojë drejt Mynihut për të diskutuar kualifikimin, i cili duket thuajse i pamundur pas humbjes 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë. Kështu, trajneri po mendon që t’i japë eksperiencë dhe mundësi lojtarëve të rinj që ka në ekip, duke menduar për të ardhmen dhe Broja duket se bën pjesë në planet e tij.