Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë në rrjetet sociale për peshën e saj.

Në një postim të fundit, Radi ka shprehur revoltën ndaj atyre komenteve me adresa fallco, të cilat e kanë bullizuar për shtimin e peshës trupore.

Në mesazhin e saj, Rozana Radi thekson se shtimi i kileve apo i celulitit nuk ndikon të deshuria që ka burri karshi një gruaje.

Ndërkohë që nuk kursen dhe thumbat ndaj komentuesve, të cilat thekson se kanë zgjedhur të rrinë me burra që i duan ‘vetëm për shalë”.

“Po kam shtuar kilogramë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kilogramë nuk je një grua inteligjente.

Nuk do të thotë, që po pate celulit burrat nuk të duan më si më parë.

Është problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë.

Është problemi i të gjithave ju me adresa fallco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me mesazhe për të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale.

Është thjesht të mos kesh “fytyrë” e të gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një perëndim.

Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më impresionojnë muskujt tek një burrë, edhe pse i vlerësoj ata që merren me sport.

Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek une. Mënyra se si qesh, se si surprizohem….

Një kilogram më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar #unënukjamperfekte.””, thekson Rozana Radi ne profilin e saj!