Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa e ka konsideruar të një tragjedi vdekjen e Arben Bajos. Ajo thotë se ai do të jetojë përgjithnjë përmes krijimtarisë së tij.
“Sot u nda nga jeta skulptori Arben Bajo, një nga figurat më të rëndësishme të skulpturës shqiptarë të dekadës së fundit, me një krijimtari dhe ndjeshmëri artistike të jashtëzakonshme. Është një lajm i hidhur për të gjithë artin shqiptar. Për studentët, miqtë, e sidomos familjen e tij, kjo vdekje e parakohshme dhe e papritur është një tragjedi, një dhimbje e pashlyeshme. Drita qoftë me shpirtin tënd Arben! Përmes krijimtarisë tënde ti do të jetosh përgjithnjë”, shkruan Xoxa.