Në fund të vitit 2019, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.507 banorë, duke pësuar rënie me 4,6%, krahasuar me 2018. Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2019 ishte 8.241 aplikime. Të huajt rezidentë me origjinë nga Italia janë 2.753, nga Turqia janë 1.730 dhe nga Kosova 1.703. Këta përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2019.
Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2019, me 55%. Në vitin 2019 janë evidentuar 11.890 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre prej 57,4% e zënë të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria.