Pasi fitoi vendin e dytë, Interi nuk ka kohë për të ndalur dhe festuar. Menjëherë do të kthehet në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Getafe në Ligën e Europës. Deklaratat e ashpra të Antonio Conte pas fitores së fundit me Atalantën ka krijuar sigurisht një klimë tensioni, por trajnerin salentin do të përpiqet ta përgatisë sa më mirë sfidën kundër spanjollëve, që do të luhet të mërkurën e 5 gushtit.
Kundër Getafe do të jetë në dispozicion edhe Alexis Sanchez, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”. Interi ka një marrëveshje me Manchester United për zgjatjen e huazimit të kilienit. Pas kësaj ndeshjeje, Sanchez do të kthehet te “Djajtë e Kuq”, edhe pse menaxhmenti i Interit shpreson të jetë në gjendje ta mbajë në Milano, duke e blerë plotësisht. Kërkesa e klubit britanik ka rënë nga 20 në 15 milionë paund, ose rreth 17 milionë euro, sipas “Sunday Express”. Klubi i “Suning” mund të llogarisë marrëveshjen e arritur me sulmuesin: zgjatjen e kontratës nga 2022 (skadimi te M.United) deri më 2023 dhe për pasojë rishpërndarjen e angazhimit monstruoz të sulmuesit me 15 milionë euro në sezon për tri vite.