Trafiku i drogës në Turqi dhe influenca e Ndroqit tek ortakët e vjetër. Çfarë paralajmëruan gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala para një viti për biznesmenin me dy emra Investigimi i viteve më parë lidhur me të shkuarën e Ylli Ndroqit, teksa SPAK i sekuestronte 26 pasuri, nxori në pah lidhjet e tij të errëta me botën e kr imit. Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) arriti të depërtonte në tregun shqiptar si një biznesmen i mbrojtur falë mbështetjes së fortë politike dhe hapjes së një televizioni që e përdori si mburojë për vite me radhë. Në fakt, hetimi disa-mujor i SPAK provoi atë që denoncohej për Ndroqin, ku pasuritë e tij u vunë me para të pista, nga tr afiku dr ogës.

 Dr ogë dhe ter roristë Disa emra shfaqen si bashkëpunëtorë tra fikantë në vitin e largët 1998. Mes ish-tra fikantëve, Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Turgut (Yunus) që u kapën në Turqi me 30.5 kg he roinë, bashkë me Ylli Ndroqin, Abduselam Turgut mbeti mik për kokë me presidentin e “Ora News”. Kjo pasi influenca e Ndoqit ishte e jashtëzakonshme edhe në vitin 2011 kur turku, i cili kërkohej me ngulm nga Gjermania u la për 40 ditë në ar rest shtëpiak nga Gjykata shqiptare me një vendim të dyshimtë të Gjin Gjonit, vendim i cili më pas i dha lirinë. Por, nëse Ndroqi arrinte të kamuflohej me sukses me mënyrat dhe manitë e tij për të marrë tituj konsujsh në familje e për t’iu shmangur kontrolleve po licore, ishte sërish jo më tra fikanti, por ter roristi Turgut, që doli në publik sërish.

Ishte vetë turku i cili u zbulua në një komplot me celula te rroriste iraniane për të kryer sul me te rroriste në Shqipëri në ditën e Sulltan Nevruzit. Ylli Ndroqi dhe Abdulselam Turgut (Yunus) janë ar restuar bashkë në tr afikun e dr ogës prej më shumë se dy dekadave më parë, ndërsa ranë në rrjetën e drejtësisë turke. Pavarësisht ar restimit dhe dënimit, Ylli Ndroqi nuk i është ndarë tr afikut të dr ogës. Në njoftimin e SPAK të 3 gushtit 2020, thuhet se “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kr iminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i tra fikut të dr ogës për llogari të një grupi kri minal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë”. Kujtojmë se edhe gazetarët Klodiana Lala e Artan Hoxha, ishin ata që hodhën në publik faktet e para.

Klodiana Lala gati një vit më parë shkruante për një biznesmen me dy emra që kishte ndërhyrë në këtë vendim. “Adbulselam Turgut u lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arr estit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë. Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje. Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij. Tani ky tra fikanti na rezulton i përfshirë me rrjet ter rori. Te Kr met e Rënda ka një dosje të hershme për këtë. Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën?”, citonte gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa Artan Hoxha, teksa jepte të dhëna për Turgut zbulonte ndër tjera si nisi hetimi për celulën e dr ogës në vitin 1998, përmes gjurmimit të një futbollisti me origjinë shqiptare, lajm të cilin e ka pasqyruar edhe gazeta turke Hurriet, ndërsa i ka kushtuar në emisionin Xhungël dikur edhe një investigim ku prek anën tjetër kr iminale, atë të ter rorizmit islamik: “Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për tr afik dr oge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u go dit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg he roinë. U arrit të kapet një episod nga pol icia turke me 190 kg her oinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Roni i Shijakut ka qenë i ar restuar në Shqipëri e Itali për trak h eroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Kr imi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme..”, deklaronte Hoxha.

Sot Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) edhe pse i zhveshur nga pushteti e pasuria, deklaron, madje dhe kër cënon se do shohim surpriza në vazhdim. Por edhe pse kanë kaluar ditë nga nga vendimi i SPAK-ut, Ndroqi vetë dhe as mburoja e tij Ora News nuk po sqarojnë/rrë zojnë asnjë të dhënë për emrin Xhemail dhe miqësitë me traf ikantët e ter roristët. (CNA.al)