Ish-lojtari i Liverpool-it Graeme Souness, ka shtyrë Manchester United dhe Manchester City-n që të bëjnë një lëvizje ambicioze për të marrë Leo Messi-n. Siç dihet Messi mund të lirohet me kosto zero verën e ardhshme falë një klauzole të veçantë të përfshirë në kontratë, por Inter dhe City do të donin ta merrnin menjëherë. Natyrisht, askush nuk mund ta paguajë klauzolën 700 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës, por mund të ulen në tavolinë me Barcelona-n dhe të gjejnë një marrëveshje, edhe pse klubi i Bartomeu-t është në mes të një kaosi pas eliminimit të turpshëm në Champions nga Bayern dhe duhet të rindërtojë ekipin. Për ta bërë një gjë të tillë do të duhet të shesë disa prej yjeve të skuadrës.
Sounes ka shkruar për Times se një transferim i mundshëm i Messi-t do të ishte i rëndësishëm për të dy klubet e Manchester-it: Lionel Messi dukej si një njeri që ka humbur durimin duke mbajtur në kurriz skuadrën gjatë ndeshjes me Bayern-in. Pa të, Barcelona nuk do të arrinte të kualifikohet në Champions League. Kjo do të ishte java perfekte për të bërë një ofertë për 33-vjeçarin argjentinas dhe mund ta imagjinoj me lehtësi duke luajtur me United ose City-n.