Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka dhënë disa këshilla për qytetarët gjatë kësaj kohe pandemie. Në një postim në rrjetet sociale, Panariti jep të njëjtat sugjerime që i këshillon edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe.
“National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron: Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë.1. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shenjat.2. Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.3. Nëse mundesh qëndro ulur dhe pak i përkulur para.4. Merr frymë me hundë dhe mbaj buzët të mbledhura sikur po i fryn qiriut”, shkruan Panariti.