Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi bëri thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm, nëse dhe kur të bëhet e vlefshme një vaksinë.
“Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i deteyrueshëm për të gjithë”, tha Renzi.
“I detyrueshëm, jo vullnetar”, këmbënguli politikani.
Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm.
Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 250 000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 35 000 viktima.//ATSH