Kylor Navas do të mungojë kundër Leipzig në gjysmëfinale të Champions League. Sfida do të zhvillohet pas 48 orësh në Lisbonë. Paris Saint Germain nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen gjysmëfinale që do ta zhvillojë me Leipzig të martën mbrëma.
Keylor Navas, që u dëmtua në sfidën e kaluar, nuk është rikuperuar me kohë dhe kështu, gjasat janë të vogla që ai të paraqitet sfidën e ardhshme. Stafi mjekësore i PSG-së janë kujdesur vazhdimisht për portierin këto ditë, por ai nuk ka marr pjesë as sot në seancën stërvitore dhe duke parë që sfida në Lisbonë zhvillohet pas 48 orësh, ai po lufton me kohën për të qenë gati.
Lajmi i mirë është rikthimi i Kylian Mbappe në formacion. Ai tashmë është gati për të startuar dhe kundër Leipzig, do të zbresë në fushë nga minuta e parë, derisa Rico pritet ta zëvendësojë Navasin.