Këngëtarja me famë botërore, Adele, së fundmi ka habitur mbarë botën e shoëbizit me ndryshimet e saj drastike në peshë. Që në momentin kur ajo postoi ndryshimet me një trup shumë elegant, ndryshe nga ajo që ishim mësuar më parë, lindën shumë pyetje sesi këngëtarja ia doli të dobësohej aq shumë.

Përmes instagramit Adele ka nxitur gjithë ndjekësit e saj që të blejnë librin ‘Pushoni së kënaquri, filloni të jetoni’(Stop pleasing, start living), me autor Glennon Doyle’s Untamed. Mesa duket, ylli I muzikës ka gjetur gjithçka që I mungonte përmes rreshtash të lexuar, dhe ja ka arritur pasi duket shumë mirë me pamjen e saj të re.

‘Ky libër është motivues sesi ti mund të gjesh lumturinë edhe mbas ndarjeve apo problemeve të shumta familjare’, thotë ajo. 32 vjeçarja është shprehur se mbasi ka lexuar këtë magji, ajo ishte gati për gjithçka në jetë. Këngëtarja i bën thirrje të gjithë fansave që kanë zgjedhur të besojnë tek ajo si këngëtare, se duhet të besojnë edhe në leximin e këtij libri për të ndryshuar jetën e tyre.

‘Lexojeni. Jetojeni. Vendose në në zbatim. Ne jemi shumë por kemi mundësinë për të qënë më shumë’, shprehet Adele.