Disa ditë më parë u lancua projekti për stacionin e ri të Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës që do të vendoset në Kinostudio. Por a i keni parë fotot e projektit? Godina e re do të jetë me ngjyrë të kuqe dalluese. Në të do të jenë të gjitha hapësirat e nevojshme të parashikuara në manualet e ndërtimit dhe ato të zjarrfikëseve.
Ndërtesa do të ketë orientim të tillë që të lejojë daljen e makinave të zjarrfikëseve drejt në rrugë, për të patur një komunikim dhe reagim sa më të shpejtë.
E mira është që përveçse do të shërbejë në ndihmë të qytetarëve, në çdo rast nevoje zjarri apo tërmeti, punonjësit e tij do të rifillojnë trajnimet për fëmijët në shkolla dhe kopshte.