Ermal Mamaqi nuk ndalet me humorin e tij në rrjetet sociale. Së fundi aktori i humorit ka publikuar një foto të mamit të reperit Ledri Vula, Xheraldinës, dhe shumë ndjekës kanë menduar se është photoshop pasi ngjashmëria në fytyrë me aktorin është e madhe. Duke vënë re ngjashmërinë Ermali ka shprehur xhelozinë ndaj reperit. Si gjithnjë me humorin që e karakterizon, krahas fotos shkruan: Jam xheloz që xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë ledrivula aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim, shkruan ai krahas fotos së Xheraldinës. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet dhe ndjekësit kanë vërshuar me komentet e tyre.