Një studim i ri zbuloi se mjalti mund të jetë një trajtim më i mirë për ftohjen sesa ilaçet pa recetë. Studiuesit thanë që mjalti ishte më efektiv në lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe të gripit, dhe është më i sigurt, më i lirë se antibiotikët.

Gjithashtu ata këshilluan mjekët që të marrin në konsideratë dhe ta rekomandojnë te pacientët e tyre në vend të përshkrimit të antibiotikëve, të cilët mund të shkaktojnë efekte anësore. Mjekët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Oksfordit dhe Departamenti i Shkencave Shëndetësore të Kujdesit Parësor të Nuffield analizuan provat ekzistuese për të përcaktuar se si simptomat e infeksioneve kundërpërgjigjeshin ndaj trajtimit.

“Mjalti ishte superior dhe përmirësoi menjëherë pacientët”- shkruajnë mjekët. Organet e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar gjithmonë për rrezikun që sjell përdorimi i antibiotikëve. Në vitin 2018, ata thanë që miliona procedura kirurgjikale mund të bëhen kërcënuese për jetën nëse trupi përmban shumë antibiotikë.