Andrea Pirlo kaloi një dekadë te Milani, ndërsa në Torino punoi 4 vite, duke fituar edhe 4 tituj kampion, ndonëse lajmi që po qarkullon së fundmi është edhe ai i mbërritjes në klub të një tjetër ikone kuqezi si Ariedo Braida.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, në epokën “Berluskoni”, por edhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, mendohet se do të jetë një tjetër “Djall” në rangjet drejtuese të Juves.

Fakti që Fabio Paratiçi përveç merkatos mbulon edhe rolin e administratorit të klubit (shefi ekzekutiv i skuadrës), presidenti Anjeli po mendon që t’i japë një krah të djathtë Paratiçit, me Braidan që sjell jo vetëm eksperiencë, por edhe më shumë nuhatje për goditje të mëdha në merkato, si ato të kryera në periudhën e artë milaniste (1986-2013).