Me mijëra emigrantë janë bllokuar në kufi, teksa tentojnë të futen në Greqi. Radhë kilometrike raportohen nga Kakavija, ku mijëra shqiptarë janë të bllokuar, por edhe nga pikat kufitare të Bullgarisë me shtetin Helen.

Ditët në vijim, masa të rrepta do të ketë edhe për shtetasit izraelitë që do të rikthehen në Greqi.Sipas rregullave të reja të vendosura nga shteti grek, pas 17 gushtit izraelitët që do fluturojnë drejt Greqisë duhet të kenë me vete testin e COVID të përkthyer në anglisht, nga laboratorë të certifikuar.Kompanitë ajrore janë të detyruara të bëjë verifikimet e plota, para se pasagjerët të ngjiten në bord. Sipas informacioneve do lejohen të udhëtojnë vetëm 600 veta në javë maksimumi.

Rregullat e reja për shqiptarët nga 16 gushti

Duke nisur prej orës 6:00 të 16 gushtit, në fuqi do të hyjnë rregulla të reja edhe për shqiptarët. Sipas vendimit të autoriteteve greke, nëpërmjet Kakavijës do të lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë. Ata duhet të jenë të pajisur me testin e tamponit më pak se 72 orë, si dhe do të karantinohen për 7 ditë.

Kjo është edhe arsyeja se pse me mijëra shqiptarë, emigrantë, mes të cilëve fëmijë dhe pleq, që presin prej katër ditësh të kalojnë në shtetin grek.

Secili prej tyre shpreson të arrijë në tokën helene, kur kanë mbetur më pak se 12 orë që të hyjnë në fuqi rregullat për tamponin dhe karantinën.