Pozicionimi i ndërkombëtarëve krah Greqisë nuk ka ndikuar aspak tek Presidenti i Turqisë, Erdogan. Ky i fundit jo vetëm që nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij, por vijon me deklaratat provokuese. Së fundmi, duke folur në ceremoninë e diplomimit të ushtarakëve të rinj, Erdogan është shprehur se Turqia është gati të sfidojë ar miqtë në çdo terren, në tokë, ajër dhe në det.

“A e pranojnë grekët atë që do t’u ndodhë atyre për shkak të udhëheqësve të tyre të paaftë dhe ambiciozë? Ne i sfidojmë armiqtë tanë në tokë, det dhe në ajër”. Pa përmendur nuk la as Francën, një nga shtetet më aleate të Greqisë.

“A e di qytetari francez që do të paguajë për shkak të udhëheqësve të tij të paaftë dhe ambiciozë? Janë shtuar kër cë nimet kundër të drejtave dhe interesave tona në rajonin e Mesdheut dhe Egjeut. Unë besoj se me ndihmën e Zotit, nuk do të ketë asnjë pengesë në hapat e Turqisë. Pyetja është: A janë gati të bëjnë të njëjtat sakrifica ata që qëndrojnë përpara nesh në Mesdhe? Ata e kanë parë vendosmërinë tonë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave tona.

Si në tavolinë, ashtu edhe në terren. Në tërë historinë e saj, Turqia nuk ka qenë kurrë një shtet agr esiv, është një nga vendet e rralla si shtet jo-kolonial. Turqia nuk ka qenë kurrë një vend që su lm onte vendet e tjera”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Erdogan.