Një 59-vjeçar shqiptar go diti me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vd ekjen në vend. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se vi ktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kanë lidhje me covid, por dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tra gjedisë. Infermieria e pla gosur, deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.

Pasi mbërriti në dhomë,kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thi kë kuzhine e duke e pla gosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrez ikut për jetën.