Jurgen Klopp është zgjedhur trajneri i sezonit 2019-2020 në Premier League. Liverpool fitoi titullin e parë në Angli, pas 30 vitesh “agjërim”, duke e mbyllur kampionatin me 99 pikë, 18 të tilla më shumë se Manchester City. Skuadra e Klopp mbeti e pamposhtur në 27 ndeshjet e para, duke fituar 26 prej tyre, dhe vendosi një rekord për fitoren e hershme të titulli, shtatë javë para mbarimit të garës.
Gjermani, i cili u zgjodh nga Shoqata e Menaxherëve të Premier League si trajneri më i mirë i sezonit, muajin e kaluar, triumfoi para kandidatëve të tjerë, Frank Lampard, Brendan Rodgers dhe Chris Wilder. “Reds” fituan tre trofe në total gjatë sezonit të tyre të fundit, duke i shtuar palmaresit historik Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve dhe Premier League.