Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ka kaluar me sukses Vettingun.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për drejtorin Loka, duke e konfirmuar në detyrë. Gjatë seancës dëgjimore në KPK, Gjovalin Loka ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në deklarimet e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.