Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së nesërme, data 5 gusht, duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orën 7 të mëngjesit, çdo ditën dogana e Kakavijës do të mbyllet për të gjithë kalimtarët. Dhe duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të duhet të rrijë në karantinë 7 ditë.
Nga dita e hënë, në doganën e Kakavijës do të vendosen ekipe të ushtrisë dhe të prefekturës të Janinës, të cilat do të kryejnë teste tek kalimtarët në pikën e Kakavijës. Synimi është të ketë sa më shumë teste në pikat e hyrjes. Njoftimet i bëri Sotiris Ciodras dhe Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Kardalias.