Të investosh në një marrëdhënie gjatë kohës që i përkushtohesh edhe karrierës, nuk është e lehtë. Prandaj, fatkeqësisht, disa nuk e përballojnë dot dhe zgjedhin njërën nga të dyja. Përballë një zgjedhjeje të tillë ka qenë edhe këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur e publikut, Dafina Zeqiri, e cila në prill të këtij viti, bëri publik vendimin që kishte marrë në lidhje me marrëdhënien me Dj Geek, i cili rezultoi të ishte ndarja.
Por komentet e fundit që i kanë bërë njëri-tjetrit në rrjete sociale na ngritën shumë dyshime, pasi edhe zemrat nuk munguan. Dj Geek komentoi “Whoh” shoqëruar me zemra dhe Dafina ia kthen në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, nuk dihet nëse këto zemra tregojnë se dyshja kanë mbetur miq të mirë, apo se po rikthehen bashkë, vetëm 4 muaj pas ndarjes.